Kristjan Asllani është një nga përforcimet e mundshme të Liverpool. Kjo është ajo që shkruan “The Athletic”, në një artikull të publikuar së fundmi.
Tekniku i ri i The Reds, Arne Slot, e shikon Asllanin si një lojtar të duhur për skemat e tij në mesin e fushës.
“Kristjan Asllani i Interit nisi si titullar vetëm gjashtë ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, por u rrit ndjeshëm duke treguar prova të mjaftueshme se ai mund të luajë si “regjizor” në skuadrën e Simone Inzaghit. Me aftësi të mira teknike me të dyja këmbët, 22-vjeçari Asllani është gati ta çojë lojën në një nivel tjetër” – shkruan The Athletic për futbollistin shqiptar të Interit në Serie A.
Asllani kontribuoi së fundmi me Shqipërinë në Europian, aty ku kombëtarja jonë luajti 3 ndeshjet e grupit, atë ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës.