Mblidhet në Shkodër Asambleja Socialiste, Sekretari i përgjithshëm i PS tregon përgatitjet për zgjedhjet
by mona22222
Një nga kërkesat kryesore të artikuluara prej opozitës, ajo për zgjedhjet e 2025 me qeveri teknike, rrëzohet nga mazhoranca.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e deklaroi prerazi nga Shkodra pas mbledhjes së Asamblesë Socialiste, se në zgjedhje shkohet me këtë qeveri dhe kryeministër Edi Ramën. Ai foli për përgatitjet që po bëjnë socialistët për vitin e ardhshëm, ku synojnë një tjetër fitore të thellë përballë kundërshtarit, për të vijuar reformat dhe objektivin për anetarësimin në BE brenda 2030.
Klosi vuri theksin tek roli që do të ketë vota e diasporës, një prej risive të zgjedhjeve të vitit 2025.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com