Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe caktimi i seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024 është votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
Kurse Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, ka shqyrtimin e Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
Në rend dite është propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës me këto pika: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt.
Po ashtu në rend dite janë edhe këto pika: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës dhe raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.