Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhje për të shqyrtuar çështje të ndryshme që lidhen me ekonominë, shëndetësinë, të drejtat e komuniteteve dhe inovacion.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të dëgjojë raportimin e anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës lidhur me gjendjen në këtë institucion.
Mbledhje do të mbajë edhe Komisioni për Shëndetësi, ndërsa Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Ndërkaq, në orën 13:30, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë Projektligjin nr. 11/L-005 për inovacion dhe ndërmarrësi.