37
Pas Albin Kurtit, Glauk Konjufca është njeriu më i zëshëm në Lëvizjen Vetëvendosje për çështjen e 24 hektarëve tokë për Manastirin e Deçanit.
Në “betejën” e tij për të “argumentuar” se kjo sasi toke nuk do të duhej t’i kalonte në pronësi Manastirit të Deçanit, Konjufca kishte qenë jashtëzakonisht i zëshëm edhe nga pozita shtetërore, si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Por, në këtë “betejë”, kryeparlamentari Konjufca, i cili prezantohet edhe si studiues i filozofisë, ka pasur edhe kërkesa që AKI-ja të përfshihet në procesin për të vërtetuar nëse kishte ndikime të jashtme, “edhe prej Serbisë” në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Një të tillë, Konjufca e kishte shprehur gjatë muajit janar si mysafir në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
“Unë mendoj se nëse vërtetohet në dy dimensione që ka qenë vendim i pandikuar prej këtyre dy dimensioneve që po du me i spjegu, unë mendoj që shteti dhe Qeveria e Kosovës nuk ka çare pa e zbatu”, prezantonte idenë e tij, Konjufca.
Video e plotë:
