37
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Manja shkruan se kryebashkiaku i dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar, është kthyer në një “hetues”, pasi sipas tij prej kohësh Melyshi po monitoron aktivitet politike të PS në Mirditë, me qëllim evidentimin e punonjësve të bashkisë që marrin pjesë në këto takime politike.
Postimi i plotë i Manjës:
Nejse, kjo është histori e ngatërruar dhe ndoshta me kalimin e kohës do e kuptosh se në çfarë bataku ke rënë, por ke përgëzimet e mia për talentin tënd politik të largimeve nga puna me “formula strukturore”, që të kujtojnë nenin e famshëm 24/1 të Berishës së parë që ti e adhuron sot poshtë ballkonit të shtëpisë së tij, tamam si një fëmijë i pafajshëm!
Komike besa boll, por ti që u votove nga populli i Mirditës si shpresë, përfundove si qyqar te “rruga e shpresës”, ku t’u ringjall virusi i hakmarrjes primitive të foltores që keni në ADN tuaj politike dhe nga e cila nuk keni për t’u çliruar kurrë!
Qeveria socialiste e Edi Ramës i dha bashkisë Mirditë 350 milion lekë ose 22% grant buxhetor më shumë se në vitin 2023 kur e drejtonte Ndreca dhe do vazhdojmë ta bëjmë, ne e kemi kontratën me qytetarët Mirditës e jo me kryetarët e radhës;
Diletantizmi yt si menaxher dhe verbëria politike ndaj foltores dhe një ish-lideri që ka mbjellë përçarje dhe në Mirditën që të dha nderin të jesh qytetari i parë i saj, ta nxorrën kallajin e “djalit të mirë” shpejt dhe fundin politik do të ta japin kur të shkosh prapë te vota!
previous post