Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot, më 6 Dhjetor 2024, çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçkës, në përputhje me kërkesën e parashtruar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Opinioni për këtë çështje është miratuar nga Komisioni dhe, pritet të publikohet në ditët në vijim, thuhet në komunikatën zyrtare të Kuvendit.
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Komisioni i Venecias ka shqyrtuar sot, më 6 Dhjetor 2024, çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçkës, në përputhje me kërkesën e parashtruar nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Opinioni për këtë çështje është miratuar nga Komisioni dhe, sipas rregullave dhe procedurave të tij, do të publikohet në ditët në vijim, thuhet në komunikatën zyrtare të Kuvendit.
Deri në momentin e publikimit, ruajtja e konfidencialitetit të dokumentit do të vijojë të respektohet nga Kryetarja e Kuvendit, në përputhje me detyrimet që përcaktohen në rregullat e punës së Komisionit të Venecias.
‘Opinioni i kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit, me shkresën nr. 3457, datë 13.09.2024, është miratuar nga Komisioni i Venecias, në mbledhjen e mbajtur sot më datë 6 Dhjetor, në Venecia, Itali.