36
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është takuar në Paris me Presidentin e Republikës Franceze Emmanuel Macron.
Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit e Parlamentit shqiptar, që thekson se kreu i Kuvendit Lindita Nikolla po merr pjesë në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, në 6-7 mars, në Paris.
Në ditën e dytë të Samitit, Kryetarja e Kuvendit, dhe gratë kryeparlamentare pjesëmarrëse në Samit u pritën në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës Franceze Emmanuel Macron.
“Në Paris, në zemrën e Francës së Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit, ishte inspiruese shprehja e Presidentit Macron se barazia nuk është një çështje gjinore, por një çështje dhe vlerë universale për qytetërimin e sotëm.”, u shpreh Nikolla pas takimit.
Macron takon Lindita Nikollën në Pallatin Elyse