Partizani dhe Tirana kanë mbyllur në barazimin 1-1 derbin e kryeqytetit, të luajtur në “Arena e Demave” në një ndeshje e cila përfundoi në mënyrë dramatike me një gol në minutën e 90, si dhe me një sherr masiv mes skuadrave ku gjyqtari nuk ngurroi të nxirrte një tufë kartonësh të kuq.
Loja e skuadrave la për të dëshiruar, pasi të kuqtë ishin të lexueshëm në manovrën e tyre ndërsa bardheblutë pritnin rastin në kundërsulm, të cilin e shfrytëzuan me anë të Ernest në pjesën e parë të takimit.
Në të dytën, Partizani provoi gjithçka për gjithçka, kurse Tirana shpërdoroi mundësi të mira për të dyfishuar dhe u ndëshkua në minutën e 90, kur Sembene gjeti barazimin me kokë pas një goditje këndi.
Më pas, në fushë shpërtheu një sherr masiv mes skuadrave duke bërë që gjyqtari Hamiti të fluturonte disa kartonë të kuq radhazi, duke bërë që derbi të mbyllej me nga 9 lojtarë për secilën skuadër, në këtë premierë të pazakontë në shtëpinë e Partizanit.
PARTIZANI-TIRANA 1-1
90′ Sembene / 28′ Ernest
NGJARJET KRYESORE
90’+13’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.
90’+9’ Përgjoni provon të gjejë portën me një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)
90’+7’ Tension pa fund edhe në tribuna me tifozët që sulmojnë pankinat e të dy skuadrave.
90’+1-90’+6′ Fluturojnë kartonë të verdhë dhe të kuq për lojtarët me radhë. Bytyçi, Taipi dhe Gudjufi ndëshkohen me të kuq nga Partizani, ndërsa Sembene me të verdhë pasi hoqi fanellën. Nga ana tjetër janë Marku, Gjumsi, Kozi dhe Mici të cilët ndëshkohen me të kuq nga bardheblutë. Tension në fushë me bardheblutë që protestojnë te gjyqtari teksa të dy ekipet mbeten me nga 9 lojtarë në fushë. (VIDEO)
90′ Janë dhënë 6 minuta shtesë.
90’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi është Sembene i cili me kokë gjen golin e barazimit. Plas sherr masiv mes dy skuadrave në fushë. (VIDEO) (VIDEO)
89’ Mundësi e artë për Partizanin për të shënuar me Bintsuka i cili godet shtyllën e më pas Selmani shpëton portën në anën tjetër. (VIDEO)
88’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Mandon.
87’ Kundërsulm i bardhebluve që rrezikojnë portën me anë Ernest i cili pason për Prengajn, por gjuajtja e këtij të fundit ndalet nga Qirko. (VIDEO)
85’ Gjumsi merr vendin e Zharmuni në radhët e Tiranës.
82’ Mando tenton nga e djathta me një gjuajtje që kalon mbi katërkëndorin e mbrojtur nga Selmani. (VIDEO)
82’ Bytyçi i lë vendin në fushë Sembene në radhët e Partizanit.
81’ Përsëri kundërsulm i të kuqve me Ernest i cili ka hapësirën për të goditur, por gjuan topin jashtë.
80’ Dy goditje këndi radhazi nuk shfrytëzohen nga të kuqtë, të cilët nuk gjejnë mundësinë për të gjuajtur në portën e Selmanit.
76’ Gudjufi ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli të panevojshëm kundër Zharmunit. (VIDEO).
74’ Janjeva gjen hapësirë dhe lëshon një gjuajtje të fortë nga e djathta, sfera grushtohet nga Selmani. (VIDEO)
73’ Vera ka mundësinë të nisë një kundërsulm, por Gudjufi ndërhyn në momentin vendimtar dhe i heq topin para se të afrohej në zonë.
71’ Ndreca i lë vendin në fushë Prengajt në radhët e Tiranës.
69’ Ndreca harkon në zonë nga e majta, Zharmuni nuk ia del të devijojë para Qirkos. (VIDEO)
68’ Mando dhe Gudjufi hyjnë në fushë në vend të Ismailit dhe Padstrelau në radhët e Partizanit.
65’ Bintsuka provon të bëjë gjithçka vetë me një depërtim në qendër, por bllokohet në kufijtë e zonës.
63’ Ndreca ndëshkohet me karton të verdhë.
60’ Vujnoviç dhe Shanaj hyjnë në fushë në vend të Zekës dhe Mehmetit në radhët e Partizanit.
59’ Preka i dhuron topin Ernest, por ky i fundit nuk ia del të gjejë portën me gjuajtjen e tij i vetëm paraQirkos. (VIDEO)
59’ Zharmuni jep një top në thellësi për Ernest, Qirko del dhe kontrollon sferën.
55’ Zharmuni nga ana tjetër niset në kundërsulm, por pastaj detyrohet të ndalojë të presë shokët e skuadrës që humbasin topin dhe mundësinë për të rrezikuar Qirkon.
55’ Zeka nga e djathta humb mundësinë të gjuajë në portë edhe pse kishte hapësirë, duke i lejuar Kolës të kthehet ta bllokojë.
53’ Padstrelau nga jashtë zonës tenton një gjuajtje që është tërësisht e gabuar duke fluturuar jashtë.
53’ Taipi nga e majta nis topin në qendër, një devijim sjell goditje këndi për të kuqtë.
49’ Rafael nis Vera në të djathtën, harkimi i këtij të fundit është për t’u harruar pasi sfera shkon direkt në fundore
48’ Padstrelau harkon nga e majta në zonë ku Bintsuka nuk gjen kontaktin me topin pas një roveshate. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë e takimit pa ndryshime në radhët e dy skuadrave.
45’+6’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Tiranës.
45’+5’ Padstrelau nga e majta nis një top të rrezikshëm në zonë, me Selmanin i cili grushton e më pas Kola largon sferën nga zona.
45’+4’ Harkime radhazi të Partizanit në zonën e rreptësisë së Tiranës, prapavija e bardhebluve nuk lejon rreziqe para Selmanit.
45’+2’ Padstrelau nga e majta provon të gjejë portën, Selmani me këmbë në shtyllën e parë largon topin në këndore. (VIDEO)
45’+1’ Padstrelau tenton të hyjë në zonë në qendër, rrethohet nga mbrojtësit bardheblu që largojnë sferën.
45’ Jepen 6 minuta shtesë.
40’ Qirko shpëton Partizanin nga goli i dytë, pasi një goditje këndi sjell gjuajtjen me kokë të Zharmuni. Portieri devijon në këndore dhe shpëton katërkëndorin. (VIDEO)
39’ Henri hyn në fushë në vend të Soler të dëmtuar.
37’ Soler kërkon zëvendësim pasi në goditjen e mësipërme, shkelet nga Zharmuni dhe dëmtohet në kavilje.
36’ Taipi tenton një goditje dënimi, sfera kalon mbi traversën e portës së bardhebluve. (VIDEO)
34’ Meta provon edhe ai nga distanca, sfera nuk gjen portën e të kuqve.
32’ Përsëri kaos para portës së Qirkos, mbrojtja e të kuqve largon topin në panik. (VIDEO)
29’ Rafael ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.
28’ GOOOL TIRANA! Ernest merr topin në zonë, rrotullohet dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Qirkon. (VIDEO)
25’-27’ Loja ndalet për dy minuta pas një përplasje kokë më kokë mes Janjevës dhe Përgjonit. (VIDEO)
22’ Bintsuka shfaqet ndërkohë nga e djathta e sulmit, gjuajtja e tij shkon direkt në duart e Selmanit në shtyllën e parë.
22’ Bytyçi provon të gjejë rrjetën me një gjuajtje nga e majta, sfera kalon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
20’ Bintsuka tenton të hyjë përsëri në zonë nga e majta e sulmit, Dembele kontrollon gjithçka dhe largon sferën.
17’ Goditje e shpejtë e Bintsuka nga e majta, Selmani devijon në këndore. (VIDEO)
13’ Partizani insiston më shumë në krahun e djathtë ku janë Janjeva dhe Zeka të cilët provojnë të nisin harkime në zonën e bardhebluve.
11’ Në goditjen e dënimit të radhës, Taipi gjen në zonë Domgjonin, por gjuajtja e mbrojtësit me kokë shkon larg portës. (VIDEO)
10’ Tjetër goditje dënimi e harkuar nga Taipi, Kola me kokë largon rrezikun nga zona.
7’ Edhe Janjeva ndëshkohet me karton të verdhë për një goditje më bërryl ndaj Përgjonit.
6’ Presing i lartë i të kuqve, të cilët nuk lejojnë Tiranën të dalë nga gjysmëfusha e vet drejt sulmit.
4’ Ernest ndëshkohet me karton të verdhë për atë përplasje.
3’ Ernest nuk shmang përplasjen me Qirkon dhe të dy përfundojnë në tokë të dëmtuar. (VIDEO)
2’ Taipi harkon një goditje dënimi, por mbrojtja bardheblu largon sferën në anësore.
1’ Nis dueli në “Arena e Demave”.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjonaj, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
Trajner: Bledi Shkëmbi