Lojërat Olimpike Paris 2024 kanë regjistruar që pa filluar rastin e parë të dopingut. Agjencia Ndërkombëtare Anti-Doping, WADA, ka bërë të ditur se në analizat që janë bërë para fillimit të aktiviteteve, është identifikuar menjëherë një atlet pozitiv ndaj substancave të palejuara.
Xhudisti irakian Saxhan Sehn, 28 vjeçar, është identifikuar si personi i cili ka përdorur substanca të palejuara që para fillimit të aktivitetit.
Ai është pezulluar menjëherë nga WADA, e cila bëri të ditur lajmin e këtij rasti të parë të identifikuar nga kontrollet. “Ky pezullim nënkupton se ai nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë garë, stërvitje, trajnim apo aktivitet tjetër gjatë Lojërave Olimpike”, shkruhet në deklaratë, ndërsa po pritet edhe testi B.
Sehen do të ishte në garën e xhudos këtë të martë, në peshën deri në 81 kilogram për meshkuj, ku do ndeshej me një kundërshtar nga Uzbekistani.