36
Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.“Nikolla Sandulloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X. Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, për shkak se kishte vendosur kurorë me lule në fshatin Prekaz të Skenderajt, ku forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke i vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje në vitin 1998 gjatë luftës në Kosovë. Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi se Sandulloviq ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”.Më 2 janar, Sandulloviq e publikoi një video në rrjetin social X, ku ai shihej në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Stojkoviq e cilësoi vendimin e autoriteteve serbe për arrestimin e tij si të nxitur politikisht, i cili u krye “pasi ai u rrah”. Ky vendim erdhi vetëm pak orë pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës bëri thirrje për lirimin e tij.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com