Ka filluar prej sonte sezoni i ri televiziv i emisionit “Klan Debat” në Televizionin Klan Macedonia.
I pyetur për çështjet e ngritura së fundmi për destabilizimin e vendit dhe ligjin e branitellave, analisti Ramadan Ramadani tha se ky ligj nuk mund të sjell destabilizim sepse Maqedonia e Veriut sprovë kryesore e ka rrugën drejt eurointegrimit të vendit, me të cilën mund të hapen edhe çështje të tjera diskutimi.
‘Në vete kjo çështja e Branitellave nuk ka mundësi të prodhojë destabilizim sepse Maqedonia e Veriut ka çështje të tjera që mund të ndikojnë në destabilizim, përfshirë këtu edhe eurointegrimin e vendit si dhe rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së me të cilën mund të hapen edhe tema të tjera…”, tha Ramadani.
Analisti Valon Bela shtoi se propozimi i LSDM-së për branitellat bashkoi Frontin Europian dhe VLEN-in në një qëndrim të vetëm.
“Pajtohem me z.Ramadani se ky propozim ligj nuk mund të krijoj destabilizim, por më habit lëvizja e tashmë partisë opozitare LSDM për ligin e Branitellave, e cila votoi kryeministrin shqiptar, kishte një ide “Një shoqëri për të gjithë” deri tashmë po insiston tek branitellat, një ligj nacionalist dhe i pakuptueshëm disi. Por kjo çëshje solli dakordësinë e Frontit dhe VLEN-t që u bënë bashkë dhe thonë jo nuk pajtohemi sepse nëse i japin dritë jeshile këtij ligji duan të zgjidhet dhe çështja me ish-ushtarët e UCK-së. Unë e përshëndes qëndrimin e Frontit dhe VLEN-it”, tha Bela.