Largimi i katërt i Tiranës, klubi i Kategorisë së Parë zyrtarizon afrimin e dytë nga elita
by mona22222
Silvio Vokrri ka firmosur me Pogradecin. Transferimi i raportuar ekskluzivisht nga “Panorama Sport” është zyrtarizuar përmes faqes së klubit.
Ky bëhet afrimi i tretë në këtë merkato për Pogradecin, pasi më parë kishte prezantuar Rei Zaimin dhe Kevi Berberin. Në anën tjetër nga Tirana janë larguar deri tani Arhan Isuf, Jonuzi, Jaku dhe Vokrri.
Vokrri nga Tirana dhe Zaimi nga Elbasani janë dy lojtarë që i përkisnin elitës. Tashmë vendosen në urdhërat e Ardian Memës.
Liqenorët mbajnë e gjashtë në Kategorinë e Parë. Me këto afrime konfirmojnë synimin për të bërë më mirë në pjesën e mbetur të sezonit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com