Hetuesit kanë siguruar regjistruesit e të dhënave të fluturimit, të njohur gjithashtu si kutitë e zeza, nga një avion i “American Airlines” që u përplas me një helikopter të ushtrisë amerikane mbi lumin Potomac pranë Washington DC.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) tha se ka “shumë informacion, por ka nevojë për kohë për ta verifikuar atë” dhe një raport paraprak do të publikohet pas 30 ditësh.
Të gjithë 64 pasagjerët në avionin rajonal dhe tre anëtarët e ekuipazhit ushtarak humbën jetën në aksident.
Presidenti Donald Trump shprehu më herët ngushëllimet e tij, duke thënë “zemrat tona janë të copëtuara” për incidentin e mbrëmjes së mërkurë.
Në një audio, mund të dëgjohen kontrolluesit e trafikut ajror që i kërkojnë ekuipazhit të helikopterit nëse mund të shohin avionin.
Aksidenti ajror, Trump; “Kemi disa dyshime të forta mbi motivin e tragjedisë”
Donald Trump doli para kamerave në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë të enjten për të folur lidhur me aksidentin ajror.
Ai tha se vendi ishte në zi, si dhe shprehu ngushëllimet e tij ndaj familjes ë viktimave.
Më pas, ai theksoi presidenca e tij e re do të jetë shumë e ndryshme. Do të punohet shpejt për të zbardhur çështjen, sipas tij.
“Ne nuk e dimë se çfarë shkaktoi këtë aksident, por kemi disa pista dhe dyshime shumë të forta,” tha ai.
Më pas, ai spekuloi se standardet e ulta të rekrutimit për kontrolluesit e trafikut ajror në Administratën Federale të Aviacionit gjatë presidencave të Joe Biden dhe Barack Obama mund të kenë qenë një faktor në këtë katastrofë.
Vriter kreu ushtarak i Hamasit
Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka konfirmuar vrasjen e Mohammed Deif, kreut të krahut të tij ushtarak.
Konfirmimi nga grupi radikal palestinez vjen gjashtë muaj pasi Izraeli njoftoi vrasjen e tij. Izraeli deklaroi se Deif ishte vrarë gjatë sulmeve ajrore në jug të Gazës korrikun e vitit 2024.
Deif për një kohë të gjatë kishte qenë udhëheqës i krahut ushtarak të Hamasit dhe Izraeli ka thënë se ai ishte një ndër arkitektët e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, që solli luftën 15-mujore në Gazë.
Aksidentohet autobusi me nxënës në Francë, 1 viktimë dhe 20 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Francë.
Sipas mediave vendase, shoferi i një autobusi që transportonte nxënës shkolle ka humbur kontrollin dhe si pasojë autobusi është përmbysur.
Si pasojë, një 15-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa 20 nxnënës kanë mbetur të plagosur.
Shoferi i autobusit, 26 vjeç, iu nënshtrua testit të drogës dhe rezultoi pozitiv.
I riu është arrestuar dhe ndaj tij ka nisur një hetim për vrasje nga pakujdesia.