©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak këtë javë do të qëndrojë në Zvicër.
Atje ka thënë se do të diskutojë lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe procesin e dialogut.
“Për t’u kthyer në fushën time kryesore të punës, do ta nis javën në Gjenevë të Zvicrës me diskutime të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Kjo javë gjithashtu do të fokusohet plotësisht në ndjekjen e asaj që u ra dakord gjatë takimit tonë të fundit të kryenegociatorëve”, ka shkruar Lajçak.
Kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, më 24 tetor zhvilluan takimin e radhës në procesin e dialogut.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com