Partizani dje ka zhvilluar stërvitjen e dytë në funksion të ndeshjes së të dielës në Laç, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Trajneri Veselinoviç ka lënë pas analizën e ndeshjes së shkuar dhe gabimet e ndodhura atje dhe është përqendruar te përballja e radhës, ku do të synohet rikthimi te fitorja në kampionat.
bintsuka
Përveç Gjergji Kotes, të gjithë lojtarët janë gati për të startuar, me Veselinoviç, që do të bëjë zgjedhjet e tij në ditët në vijim. Më vëmendje do të ndiqet situata e sulmuesit të sapoardhur, Blesing Eleke, i cili prej gjashtë muajsh nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe nuk është stërvitur me një ekip. Ai gëzon formë të mirë atletike, por duhet të fitojë ritmin e ndeshjes.
Te Partizani e kanë pëlqyer atë çka ai ka treguar në stërvitje dhe ka krijuar përshtypjet e një lojtari që mund të krijojë diferencën. Pritet të ketë një konkurrencë të fortë për një vend mes tij, Bintsukës dhe Kekos.