Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në një incident që ka ndodhur të enjten në mbrëmje, në Pejë. Për shkak të plagëve, të plagosurit janë dërguar nga Spitali rajonal i Pejës në QKUK në Prishtinë.
Sipas Policisë, i dyshuari është Agron (Mentor) Gashi, i lindur më 2002. Agron Gashi sipas Policisë dyshohet për veprën penale – vrasje e rëndë në tentativë.
Policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Policia ka publikuar edhe fotografinë dhe shënimet e tjera të të dyshuarit bazuar në ligj dhe me autorizim të Prokurorisë së Pejës. I dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Të plagosurit siç u raportua mbrëmë janë familjarë me njëri-tjetrin. /Reporteri.net/