Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00.
Në një njoftim për media është bërë i ditur rendi i ditës, ku ndër të tjera thuhet se do të votohen disa projektligje – siç është edhe ai për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe do të votohet për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në IML dhe zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, 2. Deklarimet jashtë rendit të ditës, 3. Pyetjet parlamentare, 4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, 5. Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, 6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, 7. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, 8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, 9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt, 10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport, 11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë 12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, 13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin, 14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, 15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri, 16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin, 17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë, 18. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-249 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, 19. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-272 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L010 për noterinë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08/L-149, 20. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave, 21. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-262 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L- 031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë, 22. Shqyrtimi i dytë Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë, 23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat, 24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, 25. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, 26. Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, 27. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, 28. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 29. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës, 30. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare, 31. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, 32. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.