Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hetojnë për publikimin e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara që tregojnë planet e Izraelit për të sulmuar Iranin.
Hetimi është konfirmuar nga tre zyrtarë amerikanë të institucioneve të inteligjencës. Dokumentet sekrete që u publikuan në disa media pretendohen se janë të Agjencisë Amerikane për Sigurinë Kombëtare.
Në këto dokumente, që u shfaqën fillimisht në televizionin CNN, raportohet se Izraeli po vendoste armatime ushtarake për të kryer një sulm me raketat balistike ndaj Iranit, më datën 1 tetor. Informacioni i dokumentit sekret mund të ndahej me atë që njihen në gjuhën e spiunazhit; “PESË SYTË” dhe u atribuohet shërbimeve të SHBA, Britanisë, Kanadasë, Zelandës së Re dhe Australisë.
Agjencitë amerikane po hetojnë nëse dokumentet u nxorën nga ndonjë zyrtar i agjencive, apo hakerat kanë hyrë në sistemet e sigurisë së shërbimeve inteligjente.
SHBA-ja ka inkurajuar Izraelin në eliminimin e liderëve të Hamas, po i ka kërkuar që të jetë i kujdesshëm në zgjerimin e operacioneve që mund të prodhojnë një konflikt me Iranin. Pavarësisht kësaj, drejtuesit ushtarakë të Izraelit kanë theksuar vazhdimisht se nuk do të lënë pa përgjigje sulmin me raketat e Iranit.
Në një deklaratë për mediat, Pentagoni tha se ishte i vetëdijshëm rëndësinë e sekreteve që kishin dokumentet.