Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministra, sot do të zhvillojnë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral mes Kurtit dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski.
Këtë e ka konfirmuar dje zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai ka thënë se për këtë vizitë dakordimi është bërë më 20 korrik.
“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë Kryeziu.
Kjo vizitë e Kurtit vjen pak ditë pas incidentit të presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ku Presidenca tha se iu kërkua të skanohej telefoni i saj nga stafi i aeroportit.