Në kanalet e ujësjellësit të “Ibër Lepencit” sonte ndodhi një shpërthim, që dyshohet të jetë i qëllimsh
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dënoi sulmin, që sipas tij është i dirigjuar nga Beogradi zyrtar.
Në një konferencë të jashtëzakonshme, Kurti tha se këto janë sulme kriminale, terroriste e dashakeqe nga fqinji verior agresor.
“Një pjesë e kanalit është dëmtuar nga një shpërthim i detonuar. Policia është në vendin e ngjarjes teksa furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht”, tha Kurti.
Ai tha se është një sulm i rrezikshëm që ka synuar të dëmtojë jo vetëm furnizimin me ujë, por edhe atë me energji.
Kurti deklaroi se besojnë që është sulm terrorist i orkestruar, teksa është minuar me eksplozivë.
“Nëse dëmi nuk riparohet, disa pjesë rrezikojnë të mbesin pa rrymë e pa ujë nesër në mëngjes, përfshirë dhe zona të Prishtinës”, shtou kryeministri, duke thënë se është i treti shpërthim i ditëve të fundit.
Ai shton se përpjekjet e tilla do të mbesin të dështuara.
Kryeministri shtoi se menjëherë do të thërrasë në takim gjeneralmajorin e KFOR-it dhe Këshillin e Sigurimit