©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjithë shtetasit e Bosnja dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës sonë.
”Qeveria mbrëmë mori vendimin tashmë të paralajmëruar me të cilin shtetasit e Bosnje dhe Hercegovinës nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të mund të udhëtojnë me letërnjoftim biometrik drejt Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.
Më tutje Kurti u shpreh se në nëntor janë bërë dy vjet prej nënshkrimit të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor në Berlin, si pjesë e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com