4
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se 28 Nëntori është datë themeltare e histroisë së shqiptarëve kudo që janë.
Ai foli pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“28 Nëntori ka nisur me Skënderbeun në Krujë, ka vazhduar me Ismail Qemalin në Vlorë, por së fundmi në luftën çlirimtare edhe me Adem Jasharin dhe Jasharët këtu në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes shqiptare. 28 Nëntori është datë themeltare e historisë, e vetëdijes kolektive, e identitet kombëtar të shqiptarëve ngado që janë”, tha Kurti.
Përveç Jasharëve, Kurti foli edhe për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 nëntor të vitit 1997.