Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme pas sulmit në Zubin Potok ku u dëmtua kanali kryesor i Ibër -Lepencit tha se nëse nuk riparohet shpejt rrezikon që një pjesë e vendit të mbetet pa energji elektrike qysh nesër.
Ai ka thënë se ky është një sulm kriminal dhe terrorist.
“Ky është sulm kriminal dhe terrorist që ka synuar ta dëmtojnë infrastrukturën tonë kritike dhe ishte tentativë e rrezikimit të furnizimit me energji elektrike. Sulmi është kryer nga profesionist. Ne besojmë se vjen nga bandat e dirigjuara dhe orkestruara nga Serbia, në rastin konkret duke përdoru një sasi të madhe të eksplozivit në një nyje kyçe ku riparimi është i vështirë. Nëse dëmi nuk riparohet nje pjesë e Kosovës rrezikon të mbeten pa energji qysh nesër në mëngjes”, tha Kurti.
Sulmi në Kanalin e Ibër-Lepencit, reagon Osmani: Bandat kriminale serbe e kanë humbur cdo betejë me institucionet tona
Ai fajin për këtë sulm ia la Beogradit dhe strukturave të tyre kriminale që mbështeten nga Aleksandar Vuçiq.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi.
Kurti tha se organet shtetërore janë të angazhuara për menaxhimin e situatës.
Kurti tha se ky është shpërthimi i tretë ndaj institucioneve të Kosovës për pak ditë.
“Përrpjekjet e tilla do të mbeten të dështuara”, tha kryeministri.