Tri veprime kryekëput në funksion zgjedhor i janë lexuar këto 100 ditë shefit të qeverisë, Albin Kurtit.
Rritja e pagave në sektorin publik në dy faza: 50 euro nga fundi i janarit (një javë para zgjedhjeve) dhe 50 euro tjera në korrik.
Rritja e pensioneve për 20%, përkatësisht 20 euro për pensionet bazë – po ashtu me zbatim nga fundi i janari të vitit të ardhshëm, një javë para zgjedhjeve.
Ndërsa në fund të këtij dhjetori, krejtësisht në periudhë fushateje zgjedhore, njoftoi “dhuratë për fundvit”: nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.
Që të gjitha nga këto janë lexuar në masë të gjere për “korrupsion të pastër elektoral” dhe për “blerje direkte votash”.
T’i hymë me rend…
Kritiku më i madh publik ndonjëherë i marifeteve me rritje pagash në kohë zgjedhore, Albin Kurti, bëri atë çka e predikonte vetë për mashtrim te qeveritë paraprake.
Me atmosferë zgjedhore në ajr: Kurti njoftoi rritje pagash 50 euro nga janari deri në korrik për rritje për 50 euro të tjera.
“Rritje e paprecedntë pagash”, e quante ai.
“Kostoja e plotë e buxhetore vjetore e kësaj rritje 120 milionë euro”.
Opozita menjëherë e pati quajtur “skemë të korrupsionit publik” rritjen e bërë nga Kurti në fushatë zgjedhore; ndërsa bënte thirrje që të shihet me dyshim ky veprim, sipas tyre, pastërisht elektoral.
Rritja e pensioneve për 20 euro…
Me implikime buxhetore 100 milionë euro dhe me 304 mijë përfitues, Kurti njoftonte për rritjen prej 20 euro të pensionit bazëm, ndërsa ato kontributpaguese (1,2,3,4) variojnë në 36 euro, 39 euro, 42 euro, 53 euro.
Për më tepër, kjo ishte bërë mu në kohën e heqjes së ndalesës së mallrave serbe – çka ishte parë si tentim largimi vëmendjes nga koncesioni që ishte bërë ndaj Serbisë.
Vendimi përcjelljes me brohorima PR-i, si Mefail Bajqinovci, që shpreheshin se kjo demonstron “mbështetjen maksimale” (Aha, 20 euro!) të Qeverisë së Kosovës ndaj pensionistëve.
‘Tentativë për me ble vota’.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e shihte kryekëput si “tenativë për me ble vota” për çka shprehej se inflacioni (rritja e çmimeve) vetëm gjatë qeverisjesë së Kurtit ka kapërcyer në 22%. Krejt kjo në kohë elektorale, tha ajo.
‘Qe…katër vjet barabartë me 20 euro’
Ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, vendimin e e lexonte për shëmbëlltyrë të (pa)rezultateve katër vjeçare të qeverisë.
“4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro! Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit! Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët!”, shkruante ai.
100 euro për pensionistët dhe fëmijët
Tashmë një muaj e gjysmë që kur priten të mbahen zgjedhjet – dhe vetëm një ditë para se të shpërndahen faturat e rrymës me tarifë dimërore – Kurti njoftoi “lajmin e mirë” – 100 euro për fëmijët dhe pensionistët.
Studiuesi Agron Demi, pa asnjë ekuivoke, e pa si “blerje direkte e votave” derisa në kundërpeshë ia vendosi urën te Liqeni i Badovcit, vetëm 38 metërshe, që ka mbetur pa u ndërtuar.
“Nuk kemi nevojë për ‘Robin Hood’ qeverisje në një shtet që pretendon se është ligjor. Kjo çka ka bë qeveria është blerje direkte e votave dhe ish dasht mu ndalu me ligj, pasi me etikë qeverisjeje nuk është me ba diçka”, ka shkruar ai,
“(…) jepjani ka 100 euro secilit e ta bëjmë buxhetin rrush e kumbulla”, shkroi Demi.