Kosova ka bërë hapin e parë drejt prodhimit të municioneve në territorin e vet.
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë se e ka nënshkruar vendimin për vënien e hapave të para për ngritjen e industrisë ushtarake.
“Mbrojtja ka qenë ndër prioritetet tona kryesore”, thotë Kurti, raporton Paparaci.
“Këtë ditë të rëndësishëm për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm që porsa e nënshkrova para se të vij këtu në mbledhje dhe një hap të domosdoshëm besojmë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë komisionin ndërministror për qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave të negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laboratorë për dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Kosovë”.
“Një ushtri që për një kohë kaq të shkurtër është armatosur kaq shumë sa kjo e jona ka nevojë për ta siguruar e garantuar operacionalitetin e plotë dhe qëndrueshmërinë tërësore. Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake”, ka thënë Kurti.
Progres