Të tre liderët nga Kosova të premten kanë përcjellur fjalimin e zëvendëspresidentit amerikan, JD Vance. Ajo që vërehet nga një video e publikuar në You Tube, pas përfundimit të fjalimit të zëvendëspresidentit Vance, është se Kurti e Gërvalla nuk janë përshëndetur me Osmanin, shkruan Reporteri.net.
Presidentja Osmani që ishte e ulur në rendin e parë shihet duke ja bërë me dorë zëvendëspresidentit Vance, kurse Kurti ishte i ulur në rendin e dytë.
Në video nga minuta e 19:32 shihet se si liderët kosovarë pasi ngriten nga karriget e tyre nuk komunikojnë fare mes vete.
Kujtojmë se Osmani në Mynih ka takuar delegacionin e kongresistëve amerikanë si dhe deputetë të CDU, kurse kryeministri në deytrë Kurti ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anušić, si dhe kryediplomatin turk, Hakan Fidan.
Kurti dhe Osmani kanë takuar në Mynih edhe emisarin e ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.