Përditësuar 16:15 – Në një përditësim në faqen zyrtare të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në Facebook thuhet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas përditësimit, kryeministri është qëlluar disa herë dhe se tani po transportohet me helikopter për në qytetin e afërt të Banska Bystrica, raporton BBC.
Agjencia e lajmeve TASR ka raportuar të mërkurën se Fico është qëlluar përballë një ndërtese në qendër të qytetit sllovak Handlova, ku ishte mbajtur një takim qeveritar.
Raportohet të jenë dëgjuar disa të shtëna, sipas gazetarëve që ndodheshin në vendngjarje.
Fico është dërguar menjëherë në spital, derisa sulmuesi i tij është arrestuar.
Plagoset kryeministri i Sllovakisë
Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, të mërkurën është plagosur në një tentativë vrasje dhe është dërguar në spital. Plagosjen e Ficos e konfirmoi edhe nënkryetari i Parlamentit, Lubos Blaha, raporton agjencia sllovake e lajmeve “TASR”.
I dyshuari për plagosjen është arrestuar menjëherë.
Ngjarja ndodhi para Shtëpisë së Kulturës, ku Fico përfundoi mbledhjen me kabinetin dhe po takohej me mbështetësit. Policia bllokoi vendin e ngjarjes.
Fico dyshohet se është plagosur në bark dhe gjoks.
Seanca parlamentare në Sllovaki është ndërprerë pas kësaj ngjarje dhe kanë reaguar shumë politikanë, mes tyre edhe presidentja e vendit, Zuzana Çaputova.
“Jam e tronditur dhe e dënoj fuqishëm sulmin e pamenduar ndaj kryeministrit. I uroj Roberto Ficos shumë forcë në këtë moment kritik për t’u rikuperuar nga sulmi”, ka thënë Çaputova.
Fico është kryeministër i Sllovakisë që nga fundi i vitit 2023. Njihet për bindjet pro-ruse.
VIDEO (Momenti duke u bartur Fico në veturë për t’u transportuar në spital):
🇸🇰 | URGENTE: La situación del Primer Ministro de Eslovaquia, Robert Fico, es muy grave tras resultar herido en el estómago y el pecho, informan los medios eslovacos. pic.twitter.com/avzPU07GQf
— JICNI en Español (@jicnies) May 15, 2024
VIDEO (Momenti i arrestimit të të dyshuarit):
Slovakia‘s PM Fico taken to hospital after being shot https://t.co/TYm0t15zQb pic.twitter.com/i6Us3jQeyv
— Russian Market (@runews) May 15, 2024