Qeveria synon që të ngrejë një fond të dedikuar për menaxhimin e mbetjeve i cilësuar si fondi kombëtar i ekonomisë së mbetjeve dhe që do të menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve(AKEM). Në projektligjin e hedhur së fundmi për konsultim lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikohet në një nen të veçantë edhe krijimi i këtij instrumenti si dhe burimet e financimit të tij.
“Për të siguruar mbështetjen në sektorin e menaxhimit të integruar të mbetjeve krijohet fondi kombëtar i ekonomisë së mbetjeve në formën e një fondi financiar publik që mbështet politikën, programet dhe projektet në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve.
Burimet e financimit të fondit të ekonomisë së mbetjeve janë:
Ky fond krijohet pranë AKEM dhe Këshilli i Ministrave miraton rregullat për administrimin e tij” thuhet në nenin 29 të projektligjit.
Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve është aktualisht një institucion i sapokrijuar pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit pas kalimit tek ky institucion i përgjegjësisë për këtë fushë që më herët ishte nën Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në draftin e ri të projektligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve specifikohen konkretisht edhe kompetencat e AKEM të cilat parashikojnë:
a)Bashkërendon me institucionet e administratës publike, në nivel qendror e vendor, me partnerët ndërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit të integruar të mbetjeve, për planifikimin territorial të infrastrukturës së mbetjeve dhe funksionimin e tyre në përputhje me parashikimet e këtij ligji;
b) monitoron zbatimin e planeve dhe programeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nivel qendror dhe vendor;
c) organizon punën për edukimin mjedisor, promovimin dhe nxitjen e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve, për realizimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve dhe rikuperimin e mbetjeve në shkallë të gjerë në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ç) monitoron zbatimin e detyrimeve për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve nga Bashkitë, dhe të objektivave të tjerë të menaxhimit të integruar të mbetjeve;
d) koordinon me bashkitë iniciativat dhe veprimet, përfshirë ato ekonomike, për të favorizuar riciklimin dhe rikuperimin e mbetjeve, si dhe për të promovuar tregun e produkteve të rikuperuara dhe përdorimin e tyre nga administrata publike, subjektet tregtare dhe konsumatorët;
U vuri zjarrin makinave të policisë, përfundon në pranga një person në Gjakovë
dh) menaxhon mekanizmin financiar të krijuar nga Ministria për plotësimin e nevojave të Bashkive për investime në fushën e menaxhimit të mbetjeve.