Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarsisë.
Ai ka thënë se sot me nderim dhe përulësi, kujtojmë më të merituarit për këtë ditë, dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e kombit.
”Si çdo përvjetor të pavarësisë, rikthehemi në Prekaz, aty ku liria u lind nga gjaku, ku qëndresa u bë flamur dhe lufta heroike e familjes Jashari u kthye në themel të shtetit tonë. Me nderim dhe përulësi, kujtojmë më të merituarit për këtë ditë – dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e kombit – anembanë!Vizituam Drenicën e patriotëve dhe prijësve historikë, tokën e sakrificës dhe krenarisë kombëtare, prej nga nisi dhe u udhëhoq lufta jonë për çlirim”, ka shkruar Krasniqi.
Me tutje Krasniqi u shpreh se edhe në këtë përvjetor, Hashim Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij në historinë tonë është më e fortë se kurrë.
”Edhe në këtë përvjetor, Hashim Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij në historinë tonë është më e fortë se kurrë. Në Hagë, ai dhe bashkëluftëtarët – Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët – mbrojnë të vërtetën e luftës sonë të drejtë, luftës që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar Krasniqi.
Lavdi dëshmorëve! Mirënjohje të gjithë popullit tonë! Rroftë Kosova e lirë dhe e pavarur, ka shtuar ai ne fund./Indeksonline/
TË