37
13 minatorë të Minierës së Stantërgut janë lënduar të mërkurën si pasojë e rrjedhjes së acidit sulfurik.
Lidhur me këtë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se duhet që të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet.
Deri sa ka uruar minatorët për shërim të shpejtë, ai e ka fajësuar Qeverinë aktuale pasi që minatorët nuk po trajtohen si duhet ndonëse po kërkojnë vazhdimisht trajtim adekuat.
“Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.