Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.
KQZ ndalon ambasadorin shqiptar të shkojë tek ceremonia e inaugurimit të TrumpErvin Bushati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndaluar ambasadorin Shqiptar në SHBA, Ervin Bushati të shkojë të hënën në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit Trump.
Ministria jonë e Jashtme e ka deklaruar këtë aktivitet pranë KQZ-së, sipas detyrimit që ka çdo institucion që nga 11 janari në 11 maj, në mënyrë që asnjë të mos i përdorë postet publike për avantazhe elektorale.
Por KQZ e ka kategorizuar si të “ndaluar” këtë aktivitet të ambasadorit Bushati, sepse raportimi nuk është bërë përpara 5 ditëve siç e kërkon ligji, por vetëm 3 ditë para.
Ngelet për tu parë nëse ambasadori shqiptar në SHBA do ta respektojë apo jo këtë urdhëresë të KQZ-së.