KLP miratoi me 9 vota pro vendimin për mbarimin e mandatit për Alfred Ballën. Bazuar në këtë vendim, Alfred Balla nuk mund të jetë më anëtar i KLP-së, pasi më parë KPA e përjashtoi për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.
Në mbledhjen e pasdites së KLP u paraqit një raport mbi atë se çfarë ka ndodhur nga momenti që KPA vendosi largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë, ndërsa kreu në detyrë i KLP-së, ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit.
Debatet në KLP konsistonin në faktin nëse qëndrimi në detyrë i Alfred Ballës si anëtar i KLP binte ndesh ose jo me vendimin e KPA.
Sokol Stojani ka kërkuar në mënyrë të prerë zbatimin e vendimit të KPA-së, që e konsideroi si një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk mund të interpretohet dhe as të vihet në dyshim.