36
Njësia e Antidrogës gjatë një aksioni të zhvilluar sot ka kapur rreth 20 pako me heroinë, para në vlerë 2500 euro dhe një celular në një veturë gjatë një operacioni që ka zhvilluar të dielën.
Reshat Murseli, major i antidrogës në një konference për media ka bërë të distur se vetura ishte me targa kroate.
“ Sot policia e Kosovës duke filluar nga orët e mëngjesit gjegjësisht njësia e Antidrogës, kemi zhvilluar një plan taktik dhe kemi filluar me kontrolle duke selektuar disa automjete për kontrollë në vijën e dytë kontrolluese në Merdare. Gjatë kontrollës tek një automjet me targa kroate e llojit Reno Megana, drejtuar nga personi i dyshuar A.L. 1959 shqiptar ishte në dajle nga territori i Kosovës kanë gjetur në bagazh 20 paketime substancë heroinë. Në pjesë të brendshme janë gjetur para në vlerë 2500 euro dhe një telefon celular. 20 paketimet janë në peshë 10 kg dhe 60 gr. heroinë. Vetura është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar. Vlera e kësaj substance narkotike sillet 20 deri në 25 mijë euro për kilogram në Kosovë e që nëse përllogaritet rreth 200 deri 250 mijë si vlerë totale . Ishte destinuar për vendet e BE-së”, ka deklaruar Murseli.
Sipas tij, lënda narkotike, gjithsej 20 kilogramë e 60 gramë ishte destinuar për në tregun e Bashkimit Evropian.