Ministri për Punët e Jashtmë dhe Evropën, Igli Hasani ka thënë se është e nevojshme që Kosova të përmbushë zotimet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Në një postim në “X”, Hasani thotë se Kosova duhet të angazhodhet në mënyrë konstruktive me partnerët ndërkombëtarë.
“Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës”, shprehet ministri.
Reagimi i plotë:
Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formësimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.
Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.
Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash.
Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës!