©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbullur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” në ndeshjen e fundit e mposhtën Lituaninë në “Fadil Vokrri”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Muharrem Jashari, në minutën e pestë. I njëjti në fund të pjesës së parë u ndeshkua me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak.
Me këtë fitore Kosova grumbullon 12 pikë dhe renditet në vendin e dytë, duke humbur shpresat përfundimisht për vendin e parë në grup.
Rumania me fitoren 4-1 ndaj Qipros ka siguruar vendin e parë që e dërgon në play-off, ndërsa edhe nëse UEFA vendos që ndeshja ndaj Rumanisë ti takojë Kosovës me rezultat zyrtar 0-3, nuk do ta ndryshonte tabelën.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com