Gjyqësori i Koresë së Jugut ka miratuar zgjatjen e paraburgimit të presidentit Yoon Suk Yeol, i cili u suspendua nga detyra pasi u arrestua për një përpjekje të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, gjë që ndezi zemërimin e mbështetësve të tij, disa prej të cilëve sulmuan gjykatën, raporton Associated Press AFP.
Pasi mësuan se paraburgimi i Yoon ishte zgjatur, disa nga mbështetësit e tij hynë në gjykatë, duke shkaktuar dëme pronësore, duke sulmuar oficerët e policisë dhe duke bërtitur emrin e presidentit, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap. Televizioni lokal tregoi një numër të madh policësh që përpiqeshin të qetësonin demonstruesit brenda gjykatës.
“Ekziston shqetësimi se i dyshuari mund të shkatërrojë provat,” argumentoi gjykata e Seulit para së cilës Yoon u paraqit.
Të mërkurën, Yoon u bë presidenti i parë i Koresë së Jugut që u arrestua ndërsa përballej me akuza për kryengritje.
Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan një gjykate të Seulit të premten për të zgjatur paraburgimin e presidentit, i cili ka refuzuar të merret në pyetje.