Me 160 vota pro, Konstantinos Tassoulas është zgjedhur sot si Presidenti i ri i Republikës së Greqisë. Ai do të betohet në detyrë më 13 mars kur i mbaron mandati presidentes aktuale, Katerina Sakellaropoulou.
Vendimi i parlamentit për ta emëruar Tassoulasin ka zemëruar protestuesit që u mblodhën jashtë parlamentit muajin e kaluar duke kërkuar drejtësi për një aksident treni vdekjeprurës në 2023.
Ata thonë se në kohën e Tassoulas si kryetar i parlamentit, ligjvënësit nuk arritën të hetonin asnjë përgjegjësi politike mbi katastrofën më të rëndë hekurudhore të Greqisë.
Konstantinos Tassoulas deklaroi pas zgjedhjes se për të është një nder dhe përgjegjësi e madhe detyra e re si President i Republikës.
Tasoulas theksoi se pavarësisht trazirave ndërkombëtare, është i rëndësishëm forcimi i aftësive mbrojtëse dhe diplomatike dhe kohezioni social brenda BE-së.
“Është një nder suprem por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe. Duke marrë pjesë në jetën publike, jam i vetëdijshëm për mundësitë politike që nxjerr në dritë sovraniteti popullor. Të projektohen mundësitë që atdheu ynë, pavarësisht ideologjisë, dhe populli në tërësi të përparojë” tha ai
Ai bëri thirrje për “kohezion social” dhe shtoi se Greqia dhe grekët kanë kërkesa për siguri kombëtare, prosperitet dhe mbrojtje civile, drejtësi më të drejtë se e sotëshmja.
“I njoh edhe dobësitë e politikës. Vetëm me përpjekje kombëtare dhe kohezion social mund t’i trajtojmë ato. Kërkimi i konsensusit social përmes dialogut dhe zgjidhjeve që bindin të shumtët që kritikat të korrigjohen në politikë reformiste. Ritmi i botës siç e dinim nuk duket se vazhdon njësoj. Vendit i kërkohet të rrisë prestigjin e tij jashtë vendit. Pavarësisht mosmarrëveshjeve individuale, filli i padukshëm që na bashkon nuk duhet të prishet. Është filli i padukshëm që na bashkon kur mobilizohemi për një qëllim të përbashkët ose për të parandaluar një të keqe të përbashkët”, përfundoi Tassoulas