36
Botuesi dhe analisti Lirim Mehmetaj ka konfirmuar ne rr komunikimin direkt të Mimoza Kusari – Lilës me kriminelin dhe terroristin Milan Radojiçiç:
“Pas publikimit të Nacionales konfirmohet se Mimoza Kusari-Lila jo vetëm që ka biseduar direkt me Milan Radojiçiç-in, por ajo edhe i ka dhënë llogari atij dhe në anën tjetër ka gënjyer publikisht në paraqitjen e saj televizive.
Kusari-Lila pati thënë se ishte me Slavko Simiç-in dhe ai, pa e ditur kjo, e kishte lëshuar në interfon Radojiçiç-in.
E vërteta qenka krejt ndryshe.
Simiç-i paska qenë me Radojiçiç-in dhe më pas përmes telefonit të tij ia ka mundësuar Radojiçiç-it komunikimin me Kusari-Lilën.
Ajo paraprakisht pyetet se a dëshiron të përfshihet në këtë bisedë dhe e bën me vullnet të plotë.
Tashmë e kemi të konfirmuar se shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet ka biseduar me kriminelin më të kërkuar të Kosovës në vitin 2022, atëherë kur ai ka qenë edhe në listë të zezë të SHBA-ve.
Kjo bisedë, ashiqare, është bërë nën direktiva të dikujt më të lartë se Kusari-Lila dhe ajo do të duhej të tregonte në Prokurori se kush i tha të flas me Radojiçiç-in dhe për çfarë arsye.
Por, për qytetarët është e rëndësishme një gjë: Qeveria e Kosovës, përmes shefes së grupit të vet parlamentar, paska pasur komunikim të rregullt me njeriun që e sulmoi Kosovën me një formacion ushtarak.
Prokuroria duhet të intervenojë shpejt, shumë shpejt.
Kusari-Lila dhe padronët e saj aktualisht përbëjnë rrezik nacional.
Kemi dëgjuar kaq shumë herë për lidhjet e Radojiçiç-it me politikanët e Kosovës, por tashmë kemi një konfirmim me zë”, ka theksuar Lirim Mehmetaj në profilin e tij të Facebook-ut.