Thuajse më shumë se dy vite nga shpallja e rezultateve të regjistrimit të popullsisë, kjo komunë nuk po zbaton gjuhën shqipe, duke filluar nga tabelat, mbishkrimet e tjera, faqja e internetit, por edhe pjesa e dokumenteve, përcjell INA.
Me regjistrimin e fundit të popullsisë të 2021, shqiptarët në këtë komunë dolën mbi 20% të popullsisë, duke plotësuar kushtin e përdorimit të gjuhës së tyre në nivel komunal, derisa deri atëherë ishin 17%.
Kryetari i komunës, Boban Stevkosvski kohë më parë theksoi për INA se po punon në atë drejtim, por nuk dha afate se kur do të ndodhë plotësimi i të gjitha kjo.
I pyetur se përse nuk po vendoset tabela me mbishkrimin në shqip, ai nuk ka ndonjë afat.
Shqiptarët në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale arritën të sigurojnë vetëm 1 këshilltarë (nga BDI), si shkak i përçarjes midis spektrit politik, derisa VMRO-DPMNE numëron 17 këshilltarë, LSDM 7 këshilltarë, E Majta 2 këshilltarë.
Sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve të 2018, institucionet obligohen që në afat prej gjashtë muajsh fillimisht t’i ndryshojnë emrat ose mbishkrimet në hyrje të institucionit dhe t’i shkruajnë ato njësoj në shqip dhe maqedonisht, me madhësinë e njëjtë dhe pamjen e njëjtë. Përveç kësaj, institucionet dhe njësitet rajonale obligohen t’i bëjnë në dy gjuhë edhe vulat e tyre. Një vit nga hyrja në fuqi e ligjit, institucionet duhet t’i zbatojnë ndryshimet tërësisht. Por, me këtë komunë kjo nuk ka ndodhur.
Për ata institucione që nuk do të zbatojnë këto ndryshime ligjore, do të shqiptohen gjoba prej 4 deri në 5 mijë euro.(INA)