©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi sot mbledhjen e fundit për vitin 2024, ku shqyrtoi disa çështje të rëndësishme për aktivitetin futbollistik.
Anëtarët e KE-së, pasi miratuan procesverbalin e mbledhjes së datës 26.11.2024, u diskutua dhe miratua propozim për implementimin e sistemit VAR në kampionatin “Abissnet Superiore” vajza.
Sakaq, u miratua edhe propozimi për çmimet e biletave të ndeshjeve të kampionatit EURO U17 2025, që do të zhvillohet në Shqipëri në muajt maj-qershor.
Gjithashtu, u diskutua në lidhje me përgatitjen e Mbrëmjes Gala “Topi i Artë 2024” si edhe fazën “FINAL 4” të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Po ashtu u diskutua lidhur me planin organizativ për ndeshjet Kualifikuese të Botërorit 2026.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com