16
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka përditësuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i deritashëm i votave që prej të mërkurës, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.
Në web-faqen e KQZ-së vijojnë të qëndrojnë rezultatet e pandryshuara që prej të mërkurës në 22:12, kur ishte bërë përditësimi i fundit. Shtatë vendvotime, sipas të dhënave elektronike, nuk janë procesuar prej atëherë. Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 341 mijë e 672 vota apo 40.84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 184 mijë e 499 vota apo 22.05%, Lidhja Demokratike e Kosovës 147, mijë e 27 vota apo 17.67% dhe koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët 62 mijë 309 vota apo 7.45 %
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com