Edhe seanca e sotme e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale nuk kishte epilog. Përfundoi pa filluar.
Seanca u ndërpre pasi që pika e propozuar e rendit të ditës – Propozimligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim të detyrueshëm kapitalo – financiar pensional, e dorëzuar në Kuvend ishte vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo edhe në gjuhën shqipe.
E deputetët shqiptar të VLEN-it kërkuan përfundimin e seancës dhe propozuan që e njëjta të rifillojë me punë ditën kur Qeveria ligjin ta dorëzojë edhe në gjuhën shqipe.
RIJAD SHAQIRI – VLEN
Për këtë foli edhe kryetarja e këtij komisioni.
Kishte një kërkesë për deputetët dhe ministrat e VLEN.
ILIRE DAUTI – FRONTI EVROPIAN
Nuk është hera e parë që Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, përfundon me të filluar.
Në rastet tjera, komisioni është ndërprerë për shkak të propozim ligjit të “Branitellave”.
kryesore