Komisioni për Komunitete mblidhet sot, shqyrton pesë projektligje


Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet sot në orën 12:30.

Në këtë mbledhje, komisioni do të shqyrtojë pesë projektligje që lidhen me reformën në sistemin e drejtësisë, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.

Në mesin e tyre janë Projektligji për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, si dhe projektligjet për Këshillin Prokurorial, Këshillin Gjyqësor, Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Akademinë e Drejtësisë.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-007 për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-008 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr.08/L-249, me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-010 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-011 për Akademinë e Drejtësisë, me amendamentet e komisionit përgjegjës-raportues nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;