Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Komandantit të Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM), Gjeneral Christopher G. Cavoli, qëndroi për vizitë zyrtare në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF) në Wiesbaden, Gjermani.
Jashari me këtë rast mori pjesë në ceremoninë e pranim/dorëzimit të detyrës së Komandantit të Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Darryl A. Williams, i cili ia dorëzoi detyrën Gjeneralit Christopher T. Donahue.
Gjeneral i FSK-së falënderoi Gjeneralin Williams për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe zhvillimin e saj. Të dy gjeneralët u pajtuan që “marrëdhëniet bilaterale ushtarake mes Kosovës dhe ShBA-së janë çdoherë e më të forta”.
Jashari gjithashtu pati një takim njoftues me Gjeneral Donahue dhe e uroi atë për marrjen e detyrës si Komandant i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë.