Tifozeria “Vllaznit Ultras”, nuk janë lejuar të ndjekin ndeshjen Vllaznia-Bylis në tribunën e tyre nga klubi shkodran.
Presidenti Alban Xhaferi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se: “Eshtë shumë më fisnike t’i shmangesh situatat e pakëndshme përmes heshtjes, sesa t’i tejkalosh ato përmes grindjes. Francis Beaumont”.
Kaq ka mjaftuar që shumë personalite të reagojnë mbi këtë çështje.
Ish-futbollisti Saimiri Patushi ka komentuar në postim duke thënë”: Alban Xhaferi presidente heshtja nuk zgjidhe gje vetem trazon me shume ujin dhe e cone te ata qe se duan Vllaznine.kurse dialogu ose gjuha e perbashket me Ultrasit sjelle progres se nuk kan vende ne bote qe u mbylle deren e stadiumit tifozve.sa presidenta ikin e vijne por ngjyrat jan te qytetit dhe te tifozve sidomos Utrasit”.
Ndërsa ish-trajneri i Erzenit, Skerdi Bejzade shprehet se: “Vllaznia pa ultrasit kuq e blu nuk quhet Vllazni. Cit Gjergj Fishta”.
Këtij të fundit i është përgjigjur vetë Xhaferi i cili i thotë: “Skerdi Bejzade profe je legjend futbollit dhe te respektoj si i tille”.