Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve politike dhe të kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimeve të veçanta të KQZ-së, numri i subjekteve politike të certifikuara në mbledhje më 23 dhjetor, është: 16 subjekte politike me gjithsej 626 kandidatë për deputetë. (Në listë, subjektet e certifikuara nga numri rendor 12 deri në 27).
Më 18 dhjetor, KQZ kishte marrë vendim të veçanta për certifikimin e pjesës së parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.
Në përgjithësi, numri i subjekteve politike të certifikuara është 27, prej të cilave: 19 parti politike; 5 koalicione; 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë të certifikuar nga KQZ dhe që përfaqësojnë këto subjeke politike është 1,232 kandidatë.
Subjektet politike të certifikuara janë:
- Lëvizja VETËVENDOSJE!
- Partia Demokratike të Kosovës
- Kosova Demokratik Turk Partisi
- Socialdemokratska Unija – SDU
- IRDK – Iniciativa e Re Demokratike të Kosovës
- Koalicija Vakat
- Partia e Ashkalinjve për Integrim
- Nova Demokratska Stranka
- Jedinstvna Goranska Partija
- Za Slobodu Pravdu i Obstanak
- AAK-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E-30
- FJALA
- Partia Rome e Bashkuar të Kosovës
- Partia Liberale Egjiptiane – PLE
- Srpska Demikratija
- Yenilikci Turk Hareket Partisi
- Kosova Adalet Turk Partisi
- Koalicioni për Familje
- Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
- Srpski narodni pokret
- Partija Kosovskih Srba
- PDAK-LPB
- Nasa Bosnijacka Partija (Nasa Iniciativa i Bosnijacka Stranka)
- Gradianska Iniciativna Narodna Pravda
- Opre Roma Kosova]
- FATMIR BYTYQI