Kina do të ndërtojë digën më të madhe hidroenergjitikë të botës në rajonin jugor të Tibetit, shkruan agjencia e lajmeve Anadolu. Pekini ka vlerësuar se do të shpenzojë rreth 137 miliardë dollarë për këtë investim.
Qeveria miratoi të mërkurën ndërtimin e digës në lumin Yarlung Zangbo, lumi më i gjatë i rajonit, në Regjionin Autonom të Tibetit.
„Ky projekt është gjithashtu shumë i rëndësishëm për promovimin e strategjisë së vendit për neutralitetin e emisioneve të karbonit dhe për të përballuar ndryshimet klimatike globale”, shkruan Xinhua News.
Kur të përfundojë, projekti pritet të prodhojë 300 miliardë kWh në vit, që do të ishte tre herë më shumë se diga më e madhe e botës, Three Gorges, gjithashtu në Kinë, me kapacitetin prej 88,2 miliardë kWh.
Për këtë digë të re, Kina pritet të shpenzojë më shumë se 1 trilion yuani (137 miliardë dollarë), duke u bërë kështu projekti më i madh i infrastrukturës në botë.