35
KFOR-i ka njoftuar se Njësia e Specializuar Multinacionale çdo ditë po kryen trajnime për kontrollin e turmave dhe trazirave.
“MSU së bashku më të fortë për paqe. Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) është e përfshirë çdo ditë në trajnimin e kontrollin e turmave dhe trazirave për të mbajtur kapacitete të larta operacionale. KFOR është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lëvizjen e lirë”, thuhet në njoftim.