Nëse e filloni ushqimin me supë mund të ndihmoni uljen e kalorive, thonë ekspertët e ushqimit nga Universiteti i Pennsylvanias.
Ata kanë shërbyer drekë për 60 burra dhe gra me peshë normale një herë në javë, përgjatë pesë javëve me radhë. Në katër javë nga to, ushqimi ka filluar me kalori të ulët, supë vegjetariane me lëng mishi. Pesëmbëdhjetë minuta pas supës, pjesëmarrësve ju servua ushqim me djathë dhe me salcë domateje. Për të krahasuar si standard, gjatë një prej pesë drekave nuk u shërbye supë.
Pjesëmarrësit konsumuan 20% më pak kalori kur e filluan ushqimin me supë. Ata konsumuan 150 kaloni gjatë një ngrënie mesatare të supës. Megjithatë, ata morën mesatarisht 135 kalori më pak gjatë gjithë drekës kur ajo filloi me supë.
“Fillimi i ngrënies me supë mund të jetë një rrugë e mirë për të qenë plotësisht të kënaqur: ju hani edhe një ushqim tjetër më shumë, por kontrolloni sasinë e kalorive të hyra”, thotë Julie Flood, studiuese në këtë fushë.
Kjo strategji mund të jetë një ide e mirë kur darkoni në restorant, por mund të aplikohet edhe në shtëpi, megjithatë me kusht nëse ju nuk nguteni të përfundoni shpejt supën për të kaluar në ushqimet tjera.
Mbani mend, gjella apo ushqimi tjetër gjatë këtij studimi është shërbyer 15 minuta pas ngrënies së supës. Kjo është aq sa periudha kohore që restoranti vonon shërbimin e ushqimit.